Arrijnë mbi 26 mijë doza vaksina kundër gripit sezonal, deri tani janë vaksinuar mbi 28 mijë qytetarë

Ministria e Shëndetësisë njofton se 26,000 doza shtesë të vaksinave kundër gripit sezonal kanë mbërritur dhe po shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin. Deri më sot, 28,035 qytetarë kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal, dhe gjithsej 79,011 persona janë regjistruar përmes aplikacionit elektronik “Termini Im”.

Sponsor 3M Express

Ministria njofton se janë caktuar 54,778 termine, nga të cilat 23,225 janë në pritje në periudhën në vijim.

“Realizimi i termineve të marra tashmë është 88.9 përqind. Vaksinimi është falas dhe po kryhet në 31 pika vaksinimi. Përparësi u jepet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, punonjësve të kujdesit shëndetësor, grave shtatzëna dhe fëmijëve të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Njëkohësisht, ata u bëjnë thirrje qytetarëve nga grupet e rrezikut të përfitojnë nga vaksinimi, ndërsa qytetarët që kanë marrë një SMS me një termin, por nuk janë në gjendje të vijnë, ta anulojnë terminin në mënyrë që ai të jetë i disponueshëm për një pacient tjetër.

Lexo edhe

Luksemburgu i ofron 50 milionë euro ndihmë Kosovës

Luksemburgu i ofron 50 milionë euro ndihmë Kosovës

La Liga pëson sulm kibernetik, hakerët nxjerrin të dhënat personale të tifozëve dhe klubeve

La Liga pëson sulm kibernetik, hakerët nxjerrin të dhënat personale të tifozëve dhe klubeve

Dëmtohet gypi kryesor në qendër të Prishtinës, këto lagje mbesin pa ujë të pijshëm

Dëmtohet gypi kryesor në qendër të Prishtinës, këto lagje mbesin pa ujë të pijshëm

Arrijnë mbi 26 mijë doza vaksina kundër gripit sezonal, deri tani janë vaksinuar mbi 28 mijë qytetarë | Momenti