Kuvendi e ndan buxhetin, 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi e ndan buxhetin, 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi e ndan buxhetin, 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi i Kosovës u ka dhënë dritën e gjelbër mjeteve financiare për funksionimin e Komisionit hetimor parlamentar që ka për qëllim hetimin e veprimeve ose mosveprimeve institucionale në rastin e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Sponsor 3M Express

Vendimi për ndarjen e shumës prej 61 mijë eurosh mori mbështetjen e 67 deputetëve, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime.

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt, të martën janë arrestuar edhe katër persona të tjerë. Në mesin e tyre janë edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati tjetër që dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. E dy personat tjerë të arrestuar dyshohen se ndihmuan kryesin të largohet e të strehohet, pasi kryerjes së krimit për të cilin është në paraburgim.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, është vrarë më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Ndërkaq, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, pak orë para vrasjes është ndaluar nga organet e rendit, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

A do të kandidojë për kryetar të PDK-së? Përgjigjet Fatmir Limaj

A do të kandidojë për kryetar të PDK-së? Përgjigjet Fatmir Limaj

Manchester United mund ta shesë Marcus Rashfordin në janar

Manchester United mund ta shesë Marcus Rashfordin në janar

Kuvendi miraton buxhetin për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi miraton buxhetin për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt