Kuvendi miraton buxhetin për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi miraton buxhetin për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi miraton buxhetin për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin për komisionin hetimor parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Buxheti i këtij komisioni, në vlerë prej rreth 62 mijë eurosh, u miratua në seancën e sotme me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Komisioni hetimor ka për qëllim të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse në lidhje me rastin e Arlinda Zekaj, për të zbuluar nëse ka pasur mangësi apo dështime institucionale para dhe gjatë trajtimit të rastit të saj.

Ajo u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, derisa kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

Për këtë rast, tashmë janë arrestuar ish-burri i saj, Jeton Sylaj, ish-kunetët Albert dhe Driton Sylaj, ish-vjehrra, Nurie Sylaj si dhe dy persona të tjerë.

Lexo edhe

Figura e Marie Shllakut vjen përmes ekspozitës “Gjurmët e historisë dhe kujtesës”

Figura e Marie Shllakut vjen përmes ekspozitës “Gjurmët e historisë dhe kujtesës”

Aktgjykimi i Apelit për vrasjen e Liridona Ademajt: Mbeten burgimet e përjetshme për Murselin e Plavën dhe 30 vjet për Kokallën

Aktgjykimi i Apelit për vrasjen e Liridona Ademajt: Mbeten burgimet e përjetshme për Murselin e Plavën dhe 30 vjet për Kokallën

PSV ankohet në UEFA për Real Madridin: I trajtuan tifozët tanë si “kafshë” në stadium

PSV ankohet në UEFA për Real Madridin: I trajtuan tifozët tanë si “kafshë” në stadium