Samiti Brdo-Brioni bashkon figurat e reja politike të rajonit – Kosova, Serbia dhe Bosnja me përfaqësues të rinj

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula dhe ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe njëkohësisht kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiq, gjenden në Ohër, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen të samitit të Procesit Brdo-Brioni.

Sponsor 3M Express

Të dy përfaqësuesit ishin pjesë e një darke të organizuar nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ku morën pjesë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrja e Çupiqit në këtë takim shënon edhe udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Serbisë që prej marrjes së detyrës së ushtruesit të presidentit.

Të pranishëm në darkë ishin edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Takimi u zhvillua në prag të samitit të 15-të të Procesit Brdo-Brioni, ku Kosova dhe Serbia janë pjesë e së njëjtës nismë rajonale, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti mbahet këtë të premte në Ohër, nën organizimin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa bashkëorganizatorë janë presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në fokus të diskutimeve janë perspektiva evropiane e rajonit, reformat e nevojshme, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Nuk është bërë e ditur nëse Shiroka-Pula dhe Çupiqi do të zhvillojnë një takim të veçantë dypalësh gjatë qëndrimit në Ohër. /Telegrafi/

Lexo edhe

FSK hap dyert për qytetarët, prezanton armatimin e pajisjet ushtarake në `Ditën e Forcës`

FSK hap dyert për qytetarët, prezanton armatimin e pajisjet ushtarake në `Ditën e Forcës`

Astrit Dushi, trashëgimia e tij jeton në çdo hap të KlanKosova FM! (VIDEO)

Astrit Dushi, trashëgimia e tij jeton në çdo hap të KlanKosova FM! (VIDEO)

Përkeqësohet raporti mes Antonetës dhe Nichit, banorja shpërthen në lot (VIDEO)

Përkeqësohet raporti mes Antonetës dhe Nichit, banorja shpërthen në lot (VIDEO)