Kurti: Afrimi e Fahriu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës

Kurti: Afrimi e Fahriu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës

Kurti: Afrimi e Fahriu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës

Në një postim në Facebook, Kurti ka kujtuar sakrificën e dy veprimtarëve, të cilët ranë heroikisht në vitin 1989, gjatë një përballjeje të armatosur me forcat serbo-jugosllave.

“Në vitin 1989 i kishim Afrimin e Fahriun, e pesë vjet para tyre, në mes të viteve të 80-ta, e kishim Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Ishin këto përballje në të cilat rënia heroike e veprimtarëve intelektualë dhe patriotëve idealistë, bëhej ngritje e vetëdijes dhe e organizimit të shqiptarëve. Ishte kjo dekada kur shqiptarët nën ish-Jugosllavi, përbënin 1/8 e popullsisë së gjithmbarshme, por rreth 80 për qind të të gjithë ish të burgosurve politikë ishin shqiptarë”, ka shkruar Kurti.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës, lirinë e popullit dhe përparimin e tij.

Kryeministri ka theksuar se përkushtimi ndaj idealeve të dëshmorëve vazhdon përmes forcimit të shtetit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, zhvillimit ekonomik dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Duke lartësuar Republikën dhe kombin tonë, duke mbrojtur integritetin territorial, duke ruajtur sovranitetin shtetëror, duke rritur ekonominë dhe forcuar ushtrinë, duke ju shërbyer qytetarëve e shoqërisë, ne ju përmbahemi idealeve të dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Kurti.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027

Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027

Kosova i kërkon Gjermanisë të shtojë presionin ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Kosova i kërkon Gjermanisë të shtojë presionin ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Elshani: Shkollat dhe çerdhet e Prishtinës pa ngrohje, bllokimi i mjeteve po pengon përfundimin e punimeve

Elshani: Shkollat dhe çerdhet e Prishtinës pa ngrohje, bllokimi i mjeteve po pengon përfundimin e punimeve

Kurti: Afrimi e Fahriu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës | Momenti