Kur duhet t’i krasitni shkurret, në vjeshtë apo në pranverë? Kopshtarët shpjegojnë kur u bëni mirë dhe kur i dëmtoni

Kur duhet t’i krasitni shkurret, në vjeshtë apo në pranverë? Kopshtarët shpjegojnë kur u bëni mirë dhe kur i dëmtoni

Kur duhet t’i krasitni shkurret, në vjeshtë apo në pranverë? Kopshtarët shpjegojnë kur u bëni mirë dhe kur i dëmtoni

Një prerje në kohën e gabuar mund t’ua pakësojë lulëzimin ose t’i bëjë më të ndjeshme ndaj të ftohtit. Megjithatë, disa shkurre përfitojnë pikërisht nga krasitja gjatë vjeshtës

Sponsor 3M Express

Krasitja e shkurreve gjatë vjeshtës është një nga temat që shkakton më shumë diskutime mes kopshtarëve. Shumë njerëz hezitojnë të marrin gërshërët dhe të shkurtojnë degët e bimëve të tyre të preferuara, veçanërisht kur bëhet fjalë për hortensiat, kameliat apo shkurret dekorative.

A është vjeshta koha e duhur apo është më mirë të prisni pranverën?

Kopshtarja profesioniste Johanna Steele, nga kompania Seattle Sustainable Landscapes, shpjegon se përgjigjja varet nga lloji i shkurres, periudha e lulëzimit dhe gjendja e saj.

A është më mirë krasitja në vjeshtë apo në pranverë?

Sipas Steele, shumë shkurre mund të krasiten gjatë vjeshtës, sepse në këtë periudhë energjia e bimës përqendrohet më shumë te rrënjët sesa te zhvillimi i lastarëve të rinj.

Kjo do të thotë se krasitja, në kushtet e përshtatshme, mund t’i shkaktojë bimës më pak stres sesa gjatë rritjes aktive.

Megjithatë, ekzistojnë përjashtime të rëndësishme, sidomos te shkurret që lulëzojnë në pranverë.

Te kameliat dhe disa lloje hortensiash, krasitja e vjeshtës mund të largojë sythat e formuar për sezonin e ardhshëm. Si pasojë, lulëzimi mund të jetë më i pakët.

Prandaj, përpara se të krasitni, duhet të dini nëse bima lulëzon në degët e vjetra apo në lastarët e rinj.

Getty Images

Kur është koha e përshtatshme për krasitjen e vjeshtës?

Për shkurret gjetherënëse, Steele rekomandon të prisni derisa të bien të gjitha gjethet.

Rënia e tyre tregon se bima ka hyrë në periudhën e qetësisë sezonale dhe nuk është më në fazën e rritjes intensive.

Krasitja shumë e hershme, ndërkohë që shkurret vazhdojnë të zhvillohen, mund t’i bëjë më të ndjeshme ndaj ngricave të dimrit.

Megjithatë, jo çdo shkurre ka nevojë të krasitet çdo vit.

Sipas ekspertes, krasitja bëhet e nevojshme kur degët pengojnë kalimin nëpër shtigje, afrohen shumë pranë dritareve, mureve ose instalimeve elektrike.

Një tjetër tregues është kur pjesët e poshtme të shkurres marrin pak dritë dhe gjethet fillojnë të marrin ngjyrë kafe.

Cilat shkurre është më mirë të krasiten në pranverë?

Shkurret që lulëzojnë në pranverë zakonisht krasiten menjëherë pasi të përfundojë lulëzimi.

Në këtë mënyrë, largohen lulet e vyshkura dhe krijohen kushte për zhvillimin e degëve të reja, të cilat mund të mbajnë lulet e sezonit të ardhshëm.

Nëse këto shkurre krasiten gjatë vjeshtës, ekziston rreziku të priten pikërisht degët ku janë formuar sythat e luleve.

Getty Images

Çfarë tjetër duhet të bëni me shkurret gjatë vjeshtës?

Përveç krasitjes, Steele rekomandon edhe dy veprime të rëndësishme.

Së pari, vendosni një shtresë të freskët mulçi, pra materiali mbulues organik, rreth bazës së shkurreve. Kjo ndihmon në mbrojtjen e rrënjëve nga temperaturat e ulëta.

Së dyti, vlerësoni nëse shkurret ndodhen në vendin e duhur apo kanë nevojë të zhvendosen.

Vjeshta është periudhë e përshtatshme për transplantimin e shumë shkurreve, por zhvendosja duhet të bëhet të paktën katër deri në gjashtë javë përpara ngricës së parë.

Kjo është gjithashtu një periudhë e mirë për të zëvendësuar shkurret që janë dëmtuar nga thatësira verore ose për të shtuar bimë të reja në kopsht.

Rregulli kryesor është të mos krasitni të gjitha shkurret njësoj. Njohja e llojit të bimës dhe e kohës së lulëzimit është vendimtare për rritjen dhe zhvillimin e saj. /Telegrafi/

Lexo edhe

Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër (VIDEO)

Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër (VIDEO)

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! (VIDEO)

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! (VIDEO)

Arlinda mohon se e përdori UÇK-në në diskutim: Mundemi më fol për Gjykatën Speciale

Arlinda mohon se e përdori UÇK-në në diskutim: Mundemi më fol për Gjykatën Speciale