A është narcis kushdo që na lëndon? Psikologia paralajmëron për gabimin që po bëjmë në marrëdhënie

A është narcis kushdo që na lëndon? Psikologia paralajmëron për gabimin që po bëjmë në marrëdhënie

A është narcis kushdo që na lëndon? Psikologia paralajmëron për gabimin që po bëjmë në marrëdhënie

Ish-partneri, shefi apo një mik që mendon vetëm për veten mund ta marrin shumë lehtë këtë etiketë. Por një fjalë që duket se shpjegon gjithçka, ndonjëherë na pengon të kuptojmë atë që ka vërtet rëndësi

Sponsor 3M Express

Ish-partneri është narcis. Shefi po ashtu. Ndoshta edhe mikja që flet vazhdimisht vetëm për veten. Fjala “narcis” është bërë pothuajse një përgjigje e gatshme sa herë që dikush na lëndon, na zemëron apo na zhgënjen.

Në rrjetet sociale qarkullojnë vazhdimisht këshilla për ta “zbuluar narcisin”. Por psikologia amerikane dr. Rachel Needle, në një artikull për Psychology Today, paralajmëron se etiketimi i nxituar mund të na largojë nga problemi i vërtetë në marrëdhënie.

Tiparet narciste nuk janë diagnozë

Të gjithë mund të sillemi ndonjëherë me egoizëm, të kërkojmë vëmendje ose ta kemi të vështirë të pranojmë gabimet. Dikush mund të jetë i pandjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve, pa pasur domosdoshmërisht çrregullim narcistik të personalitetit.

Ky çrregullim karakterizohet nga modele të qëndrueshme të të menduarit dhe sjelljes që ndikojnë ndjeshëm në jetën dhe marrëdhëniet e një personi.

Diagnoza kërkon vlerësim profesional; nuk mund të vendoset nga disa grindje, postime në internet apo përvoja të pakëndshme.

Needle vëren se njerëzit shpesh u atribuojnë me bindje diagnoza ish-partnerëve, prindërve ose kolegëve, megjithëse nuk kanë as informacionin dhe as përgatitjen e nevojshme për këtë.

Pse na duket kaq e lehtë ta përdorim këtë fjalë?

Kur dikush na lëndon, kërkojmë një shpjegim. Një etiketë e njohur mund të sjellë lehtësim, sepse duket sikur i jep emër gjithçkaje që kemi përjetuar.

Por ajo shpesh fsheh detajet që duhen kuptuar.

Të thuash “partneri im është narcis” nuk tregon se çfarë po ndodh. Është shumë më e qartë të thuash: “Ai i nënvlerëson ndjenjat e mia, nuk pranon përgjegjësi dhe pas çdo debati ma hedh mua fajin”.

Kur përshkruajmë veprimet konkrete, mund të identifikojmë çfarë na dëmton dhe çfarë duhet të ndryshojë.

Përkundrazi, pasi ia kemi vënë dikujt një etiketë, rrezikojmë të interpretojmë gjithçka përmes saj: një kërkimfalje na duket manipulim, ndërsa çdo mospajtim, abuzim psikologjik, transmeton Telegrafi.

Unsplash

Nuk keni nevojë për diagnozë që të vendosni kufij

Sjellja e dëmshme mbetet e tillë edhe kur personi nuk ka çrregullim të personalitetit.

Një partner mund të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm, një prind mund t’i shpërfillë ndjenjat e fëmijës, ndërsa një mik mund të mendojë vetëm për interesat e veta.

Psikoterapistja Kaytee Gillis këshillon t’u kushtojmë vëmendje modeleve të sjelljes.

A e pranon personi tjetër kur na ka lënduar? A është i gatshëm të dëgjojë, të kërkojë falje dhe të ndryshojë sjelljen?

Needle sugjeron edhe disa pyetje më të dobishme sesa përpjekja për të përcaktuar nëse dikush është narcis.

A ndihem i respektuar në këtë marrëdhënie? A mund ta shpreh mospajtimin pa frikë? A kanë rëndësi edhe nevojat e mia? A mund të gjejmë zgjidhje pas një konflikti?

Përgjigjet mund të tregojnë shumë më tepër për cilësinë e marrëdhënies sesa një etiketë psikologjike.

Kur termat psikologjikë fillojnë të na pengojnë?

Edhe terma si gaslighting (manipulim që e bën dikë të dyshojë në perceptimin e vet), traumë apo vendosje kufijsh përdoren shpesh jashtë kuptimit të tyre të saktë.

Psikologia Natacha Duke nga Cleveland Clinic paralajmëron se një gjuhë e tillë mund ta vështirësojë komunikimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në vend që ta akuzojmë dikë përmes një termi psikologjik, është më e dobishme t’i tregojmë se si ndikon sjellja e tij tek ne dhe çfarë nuk jemi më të gatshëm të pranojmë.

Nuk kemi nevojë të vërtetojmë se dikush është narcis për ta marrë seriozisht lëndimin tonë.

Më e rëndësishme është të dallojmë sjelljen e dëmshme, të vendosim kufij dhe të kuptojmë nëse marrëdhënia na ofron respektin dhe sigurinë emocionale që meritojmë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër (VIDEO)

Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër (VIDEO)

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! (VIDEO)

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! (VIDEO)

Arlinda mohon se e përdori UÇK-në në diskutim: Mundemi më fol për Gjykatën Speciale

Arlinda mohon se e përdori UÇK-në në diskutim: Mundemi më fol për Gjykatën Speciale