Arlinda Morina ka reaguar ndaj kritikave të banorëve të tjerë të “Big Brother VIP Kosova 5”, të cilët e akuzuan se kishte përfshirë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë diskutimit për patriarkatin dhe rolin e grave në shoqëri.

Gjatë debatit, Arlinda kishte deklaruar se gratë janë viktimat më të mëdha të luftës, duke nxitur reagime nga banorët, të cilët pretenduan se ajo e kishte përdorur UÇK-në për të mbështetur argumentin e saj.
Megjithatë, regjisorja i ka mohuar këto akuza, duke sqaruar se në diskutimin e saj kishte folur në përgjithësi për luftën dhe jo për UÇK-në.
Ajo theksoi se ishin vetë banorët ata që e kishin përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë këtij diskutimi.
“Për arsye se burrat dalin dhe luftojnë në mal, ti e ke futur UÇK-në. Unë kam folur për luftën botërore, u kry lufta e UÇK-së, mundesh me fol për Gjykatën Speciale, për fatkeqësinë që ka ndodhur atje me çlirimtarët tanë”, ka deklaruar Arlinda.
Kështu, diskutimi rreth patriarkatit dhe ndikimit të luftës te gratë ka marrë një tjetër drejtim, duke u shndërruar në një debat mes banorëve për mënyrën se si është interpretuar deklarata e Arlindës. /Telegrafi/





