Një kultivues kungujsh nga “Rhode Island” duket se ka thyer rekordin botëror për kungullin më të rëndë; kungulli i tij gjigant e tejkalon rekordin aktual me gati 300 paund (136 kilogramë).

Sipas Associated Press, Ron Wallace nga Greene, Rhode Island, e peshoi kungullin e tij të shtunën në një konkurs dhe tani është në pritje që Libri i Rekordeve Botërore Guinness të konfirmojë se ai ka thyer rekordin e vendosur vetëm një javë më parë nga një kultivues në Angli. Wallace tha se ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Guinness-it, të cilët thonë se rekordi i tij është në rrugën e duhur për t’u verifikuar.
“Është vërtet gjigant; ishte kënaqësi ta rrisje,” tha Wallace të hënën përmes telefonit.
Libri i Rekordeve Botërore Guinness aktualisht rendit si mbajtës të rekordit një kungull me peshë 2.857 paund (1.296 kilogramë), të rritur nga Ian Paton nga Lymington, Angli, rekord i vendosur më 3 tetor.




