Kryeministri sllovak në Serbi: Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë qëndrimin serb për Kosovën

Kryeministri sllovak në Serbi: Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë qëndrimin serb për Kosovën

Kryeministri sllovak në Serbi: Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë qëndrimin serb për Kosovën

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në çështjen e Kosovës, gjatë një tubimi parazgjedhor të mbajtur të enjten mbrëma në Novi Sad.

Fico mori pjesë në tubimin e listës “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”, ku shprehu mbështetjen për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, para zgjedhjeve të 25 tetorit.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalimit, kryeministri sllovak iu drejtua qytetarëve serbë edhe për çështjen e Kosovës, duke ritheksuar qëndrimin e shtetit të tij në mbështetje të Serbisë.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Gjithmonë do të keni tek unë një mik të vërtetë”, deklaroi Fico.

Ai vlerësoi gjithashtu udhëheqjen e Vuçiçit, duke e paraqitur atë si një lider që mbron sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e saj për të marrë vendime të pavarura.

Fico kritikoi atë që i cilësoi si ndikime të jashtme që synojnë ta dobësojnë Serbinë dhe t’i vendosin kushte të reja në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sllovakia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin Fico e riafirmoi përmes deklaratave të tij në tubimin parazgjedhor në Serbi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri sllovak në Serbi: Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë qëndrimin serb për Kosovën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përmbytjet në Stamboll me pesë viktima, më të rëndat që nga viti 1942

Përmbytjet në Stamboll me pesë viktima, më të rëndat që nga viti 1942

Dortmund ndalet nga Union Berlin

Dortmund ndalet nga Union Berlin

Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona

Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona

Kryeministri sllovak në Serbi: Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë qëndrimin serb për Kosovën | Momenti