Kryeministri Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

Kryeministri Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

Kryeministri Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Arnaud Dusaucy, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.

Sponsor 3M Express

Në komunikatën për media thuhet se Kurti ka theksuar që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës janë forcuar me hapa konkretë në siguri dhe drejtësi.

“Në takim u bisedua për synimet dhe mënyrat e zgjerimit të këtij partneriteti edhe në infrastrukturë e energji, sektorë në të cilët ka hapësirë për projekte të përbashkëta dhe për investime belge, me mërgatën tonë si urë lidhëse”.

“Po ashtu, u diskutua për rrugën evropiane, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Kurti kërkon nga senatorët amerikanë përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për ta bërë Bondsteel-in bazë të përhershme

Kurti kërkon nga senatorët amerikanë përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për ta bërë Bondsteel-in bazë të përhershme

Ledri Vula në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, këngëtari pozon pranë yllit shqiptar

Ledri Vula në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, këngëtari pozon pranë yllit shqiptar

Lëngu i panxharit para stërvitjes, si mund të ndihmojë në rritjen e qëndrueshmërisë dhe rikuperimin e muskujve

Lëngu i panxharit para stërvitjes, si mund të ndihmojë në rritjen e qëndrueshmërisë dhe rikuperimin e muskujve