Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon mjetet për shqiptarët e Luginës

Shaip Kamberi nga Koalicioni Shqiptar ka ngritur shqetësimin për mungesën e transparencës lidhur me fondet që Serbia ndan për serbët në Kosovë, duke e krahasuar këtë me bllokimin e mjeteve të destinuara për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka rikujtuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili më 13 shtator 2022, në Kuvendin e Serbisë, kishte deklaruar se Serbia ndan çdo vit nga 700 deri në 820 milionë euro për Kosovën.

Sipas Kamberit, nuk është sqaruar plotësisht se ku përfundojnë këto mjete, kush i përfiton dhe kush e kontrollon shpenzimin e tyre.

Ai ka theksuar se, nëse vlerësimet për fondet që kalojnë përmes Zyrës për Kosovën dhe ministrive të tjera serbe janë të sakta, mbetet e paqartë se ku përfundojnë pjesa tjetër e parave.

Në anën tjetër, Kamberi ka pretenduar se pushteti serb po bllokon mjetet që Kosova ka ndarë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tij, bëhet fjalë për 129 projekte dhe katër programe, përfshirë furnizimin me libra falas, praktikën profesionale, funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe avokimin.

Kamberi ka kërkuar transparencë për çdo euro të fondeve publike dhe zhbllokimin e mjeteve të destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Të drejtat e pakicave nuk mund të varen nga interesat politike të pushtetit”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon mjetet për shqiptarët e Luginës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Djali i Gani Gecit mohon arrestimin e babait: Shkoi vullnetarisht në Polici pas telefonatës

Djali i Gani Gecit mohon arrestimin e babait: Shkoi vullnetarisht në Polici pas telefonatës

Çeku: Ngritja e cilësisë në arsim kërkon fuqizimin e mësimdhënësve

Çeku: Ngritja e cilësisë në arsim kërkon fuqizimin e mësimdhënësve

Djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht në polici

Djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht në polici