Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në dalje të rezervuarit Gjini, për shkak të një intervenimi teknik.
Sipas KRU “Prishtina”, si pasojë e këtij intervenimi, pa furnizim me ujë do të mbesin përkohësisht një pjesë e Fushë Kosovës, Central Parku dhe Kalabria.
“Furnizimi me ujë do të rikthehet pas përfundimit të intervenimit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
KRU “Prishtina” nuk ka dhënë një kohë të saktë se kur pritet të përfundojë intervenimi dhe të rikthehet furnizimi me ujë. /Telegrafi/




