Krakov, shtetas të huaj mes viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë

Krakov, shtetas të huaj mes viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë

Krakov, shtetas të huaj mes viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë

Disa shtetas të huaj janë në mesin e personave të vrarë dhe të plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e së shtunës në Krakov, qytetin e dytë më të madh të Polonisë, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sponsor 3M Express

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwiński, deklaroi se një shtetas i huaj është në mesin e gjashtë viktimave, ndërsa pesë shtetas të tjerë të huaj janë në mesin e 16 personave të plagosur.

Më herët, zyrtarët konfirmuan se nga sulmi humbën jetën katër gra dhe dy burra.

Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm i Policisë së Polonisë, Marek Boron, bëri të ditur se në mesin e viktimave është edhe një shtetas britanik.

Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë konfirmoi se edhe se një shtetas portugez është në mesin e të plagosurve.

Sipas policisë rajonale, rreth orës 15:00, një person hyri me automjet në Sheshin Kryesor të qytetit dhe hapi zjarr në drejtim të personave që ndodheshin aty, duke qëlluar në mënyrë të rastësishme.

Krakovi, i vendosur në jug të Polonisë, është një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend, ku çdo vit mbërrijnë miliona turistë.

Sheshi historik kryesor i qytetit, i njohur për kafenetë dhe lokalet përgjatë tij, është një nga atraksionet më të mëdha turistike dhe hapësirat më të frekuentuara të qytetit. /Telegrafi/

Lexo edhe

​Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve

​Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve

Parashutat e tyre u ngatërruan – dy parashutiste humbin jetën pas një përplasjeje në ajër në Kaliforni

Parashutat e tyre u ngatërruan – dy parashutiste humbin jetën pas një përplasjeje në ajër në Kaliforni

Gjermania ndalon dërgimin e sistemeve Patriot për Ukrainën: Nuk mund ta rrezikojmë mbrojtjen tonë

Gjermania ndalon dërgimin e sistemeve Patriot për Ukrainën: Nuk mund ta rrezikojmë mbrojtjen tonë

Krakov, shtetas të huaj mes viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë | Momenti