Itali: Dy shqiptarë dhunojnë një burrë me shufër metalike, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët

Itali: Dy shqiptarë dhunojnë një burrë me shufër metalike, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët

Itali: Dy shqiptarë dhunojnë një burrë me shufër metalike, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët

Dy shtetas shqiptarë janë identifikuar dhe proceduar penalisht nga policia italiane, nën dyshimin se kanë sulmuar brutalisht një burrë pranë stacionit të trenit në qytetin Faenza të Italisë.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 26 tetorit, ndërsa identifikimi i të dyshuarve është bërë i mundur pas hetimeve të Policisë së Shtetit në Ravenna dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.

Sipas mediave italiane, viktima është sulmuar me një shufër metalike, duke pësuar lëndime që kërkuan ndërhyrjen e ekipit mjekësor të urgjencës 118, shkruan Teleromagna, transmeton Telegrafi.

Pas trajtimit, atij iu përcaktua një periudhë shërimi prej pesë ditësh.

Fillimisht, policia nuk arriti t’i gjente autorët në vendin e ngjarjes. Megjithatë, hetimet vazhduan përmes mbledhjes së provave dhe shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, të vendosura brenda dhe përreth stacionit hekurudhor.

Ishin pikërisht këto pamje që ndihmuan hetuesit të rindërtonin dinamikën e sulmit dhe të identifikonin dy personat e dyshuar, të cilët rezultuan të jenë shtetas shqiptarë.

Në përfundim të hetimeve, të dy janë referuar në gjendje të lirë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Ravenna-s, nën dyshimin për plagosje të rënduar në bashkëpunim./Telegrafi/

Lexo edhe

Pas marrëveshjes për pagën minimale, punëtorët teknikë pritet t’i japin fund grevës në shkollat e Prishtinës

Pas marrëveshjes për pagën minimale, punëtorët teknikë pritet t’i japin fund grevës në shkollat e Prishtinës

Dioni reagon pas eliminimit nga BBVK

Dioni reagon pas eliminimit nga BBVK

Gjashtë të vrarë nga të shtënat me armë, Polonia shpall 2 ditë zie kombëtare

Gjashtë të vrarë nga të shtënat me armë, Polonia shpall 2 ditë zie kombëtare

Itali: Dy shqiptarë dhunojnë një burrë me shufër metalike, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët | Momenti