Kosova synon të shfrytëzojë gazin e Vlorës, Kurti: Kemi marrëveshje me Shqipërinë

Kosova synon të shfrytëzojë gazin e Vlorës, Kurti: Kemi marrëveshje me Shqipërinë

Kosova synon të shfrytëzojë gazin e Vlorës, Kurti: Kemi marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gazifikimi i vendit mbetet një nga synimet e Qeverisë, duke paralajmëruar shfrytëzimin e mundësive për furnizim me gaz përmes terminalit të Vlorës në Shqipëri.

Sponsor 3M Express

Duke folur për sektorin e energjisë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes, Kurti është ndalur edhe te sfidat me të cilat është përballur vendi, si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.

Ai ka theksuar se këto zhvillime kanë ndikuar në furnizimin me energji elektrike dhe në inflacion, ndërsa ka thënë se Qeveria ka vazhduar angazhimin për energjinë e ripërtëritshme, efikasitetin energjetik dhe kogjenerimin.

Kurti ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit kanë marrë besimin për të avancuar sa më parë projektin e gazifikimit të Kosovës.

“Jo vetëm që kemi tejkaluar vështirësitë dhe kemi qëndruar te energjia e ripërtëritshme, por kemi potencuar edhe efikasitetin dhe kogjenerimin. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit kemi fituar besimin për shfrytëzimin serioz dhe sa më parë të mundësisë për gazifikimin e Republikës”, ka deklaruar ai.

Kryeministri ka bërë të ditur se Kosova synon të shfrytëzojë edhe gazin e lëngshëm që arrin në terminalin e Vlorës, për të siguruar energji elektrike përmes interkoneksionit prej 400 kilovoltësh.

“Ne tashmë kemi marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë