Kosova synon anëtarësimin e plotë në Frankofoni, Konjufca riafirmon gatishmërinë

Kosova synon anëtarësimin e plotë në Frankofoni, Konjufca riafirmon gatishmërinë

Kosova synon anëtarësimin e plotë në Frankofoni, Konjufca riafirmon gatishmërinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka riafirmuar synimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Sponsor 3M Express

Gjatë Konferencës së 48-të Ministrore të Frankofonisë, të mbajtur në Phnom Penh të Kamboxhias, Konjufca ka theksuar se Kosova ka vullnetin dhe kapacitetin për të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë që vijnë me anëtarësimin e plotë.

Përmes një postimi në X, ai ka falënderuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Kamboxhias, Prak Sokhonn, për organizimin dhe udhëheqjen e konferencës, si dhe për mikpritjen.

Konjufca ka folur edhe për rëndësinë e paqes, duke thënë se përvoja e Kosovës, e cila ndërtoi demokracinë pas luftës, e bën atë të përkushtuar ndaj dialogut dhe pajtimit.

“Historia jonë e ka formësuar përkushtimin tonë ndaj dialogut dhe bindjen se pajtimi i vërtetë kërkon të vërtetën dhe përgjegjësinë. Paqja e qëndrueshme duhet t’i ofrojë gjithashtu perspektivë të ardhmes së të rinjve tanë”, ka shkruar Konjufca./Klankosova.tv

Lexo edhe

Nga rrugët e Bronx-it te Louis Vuitton: Si hip hop-i e pushtoi botën e modës

Nga rrugët e Bronx-it te Louis Vuitton: Si hip hop-i e pushtoi botën e modës

Cilët prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të mbikëqyrin punën e prokurorive?

Cilët prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të mbikëqyrin punën e prokurorive?

Aksioni antidrogë në Prishtinë, arrestohen gjashtë të dyshuar, sekuestrohen asete në vlerë mbi 300 mijë euro

Aksioni antidrogë në Prishtinë, arrestohen gjashtë të dyshuar, sekuestrohen asete në vlerë mbi 300 mijë euro