Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, diskutojnë ministri Maqedonci dhe Oda Amerikane – të pranishëm edhe nga Ambasada

Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, diskutojnë ministri Maqedonci dhe Oda Amerikane – të pranishëm edhe nga Ambasada
Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, derisa bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet sektorit publik dhe privat me përkrahjen e partnerëve strategjikë, i bënë këta hapa më të qëndrueshëm. Kjo u tha gjatë një takimi ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci. […]

Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, derisa bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet sektorit publik dhe privat me përkrahjen e partnerëve strategjikë, i bënë këta hapa më të qëndrueshëm.

Kjo u tha gjatë një takimi ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, bëhet e ditur në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Duke ndarë vizionin e tij për zhvillimin e aftësive industriale në fushën e mbrojtjes, Ministri Maqedonci, foli për aktivitetet e ndërmarra për hartimin e legjislacionit për industrinë e mbrojtjes.

Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes përgjatë dy viteve të fundit, përfshirë edhe organizimin e garës së parë për drona “Sharkathon”, të mbajtur vitin e kaluar.

Ai foli edhe për disa ndërmarrje të reja të krijuara të cilat po sjellin produktet e para të prodhuara në Kosovë, si dëshmi e përpjekjeve të viteve të fundit, por edhe potencialit për inovacion teknologjik në këtë fushë.

Ministri Maqedonci foli edhe për rëndësinë e përpjekjeve të strukturuara me institucione të tjera, si Ministrinë e Arsimit dhe ofruesit e shërbimeve arsimore, për zhvillimin e kuadrove të punës, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend. /Telegrafi/

Lexo edhe

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë

Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë