Kosova me presidente të re, Hamza: Nata e mbrëmshme ishte e gjatë, por besoj një kthesë drejt rrugës së mbarë për shtetin

Kosova me presidente të re, Hamza: Nata e mbrëmshme ishte e gjatë, por besoj një kthesë drejt rrugës së mbarë për shtetin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar sot pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Justina Pula-Shiroka. Hamza në një postim në Facebook shkruan se nata e mbrëmshme ishte një natë e gjatë për Republikën e Kosovës, por beson se do të jetë edhe një kthesë drejt rrugës së mbarë për shtetin tonë. […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar sot pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Justina Pula-Shiroka.

Hamza në një postim në Facebook shkruan se nata e mbrëmshme ishte një natë e gjatë për Republikën e Kosovës, por beson se do të jetë edhe një kthesë drejt rrugës së mbarë për shtetin tonë.

Lexoni të plotë postimin e Hamzës:

Nata e mbrëmshme ishte një natë e gjatë për Republikën e Kosovës. Por dua të besoj se do të jetë edhe një kthesë drejt rrugës së mbarë për shtetin tonë dhe, bashkë me shtetin e me Presidenten e re, edhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së, në betejën tonë të përbashkët për drejtësinë, të vërtetën dhe pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.

Beteja për drejtësi në Hagë nuk mund të bëhet më vetëm nga individët, familjet, dashamirët dhe mbrojtësit e tyre, të cilët tash e gati gjashtë vjet po e bartin mbi supet e tyre peshën e rëndë të këtij procesi. Shteti ynë tani duhet të jetë pranë tyre, me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë që i takojnë.

Në emër të PDK-së, i falënderoj të gjithë qytetarët që protestuan pa u ndalur në kryeqytet, në shumicën e qyteteve të Kosovës dhe në diasporë, duke u bërë zëri i tyre dhe pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi.

Qytetarëve tanë dhe brezave që vijnë u duhet një Kosovë që nuk harron, një shtet që nuk dorëzohet dhe një shoqëri që e mbron të vërtetën e saj. Atyre u duhet një Kosovë që nuk lejon që sakrifica dhe lufta për liri të zbehen nga harresa apo të shtrembërohen nga paragjykimet.

Tani kemi një Deklaratë të Përbashkët të zotimit dhe vullnetit politik në Kuvend, një ligj për mbrojtjen e UÇK-së dhe kemi Presidenten e zgjedhur. Prandaj, pa përjashtim, presim koordinimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjithëve për këtë kauzë kombëtare. UÇK-ja na bashkoi në një vizion. Tani është koha që atë vizion ta shndërrojmë në një mision të përbashkët, me angazhim dhe vepra konkrete.

Beteja jonë për drejtësi duhet të vazhdojë. Dhe në këtë betejë, çlirimtarët tanë nuk do të jenë vetëm.

Duhet të jemi të gjithë bashkë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Kosova me presidente të re, Hamza: Nata e mbrëmshme ishte e gjatë, por besoj një kthesë drejt rrugës së mbarë për shtetin | Momenti