Kosova konfirmon përkushtimin ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimit me BE-në

Kosova konfirmon përkushtimin ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimit me BE-në

Kosova konfirmon përkushtimin ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimit me BE-në

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kanë folur në mbledhjen e Qeverisë për një vendim që synon harmonizimin e politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të mbështetjes për Ukrainën.

Sponsor 3M Express

Kurti ka theksuar se vendimi mundëson përjashtime të përkohshme nga ngrirja e aseteve dhe burimeve ekonomike, për të lejuar përmbylljen e kontratave ekzistuese dhe sigurimin e lëndëve kritike industriale gjatë kalimit në burime alternative.

“Ky akt mundëson përjashtime të përkohshme nga ngrirja e aseteve dhe burimeve ekonomike duke iu lejuar entiteteve përmbylljen e sigurt të kontratave ekzistuese dhe sigurimin e lëndëve kritike industriale gjatë kalimit në burime alternative. Ky veprim konfirmon mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe harmonizimin e politikës së jashtme me atë të BE-së”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, ministri Glauk Konjufca ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të 25 shkurtit 2022, në përputhje me vendimin e Këshillit të BE-së, të datës 15 qershor 2026.

“Në vijim të mbështetjes sonë për Ukrainën, në përputhje me vendimin e Këshillit të BE-së 2026-1933, të datës 15 qershor 2026 i cili parashikon përjashtime të përkohshme nga masat kufizuese për përmbylljen e kontratave ekzistuese, dhe sigurimit e komponentëve kritik industrial gjatë kalimit prej burimeve alternative të furnizimit, MPJ propozon për shqyrtim dhe miratim propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë të datës 25 shkurt 2022. Qëllimi i tij është linjëzimi i vazhdueshëm i politikës së jashtme të Kosovës me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Në kuadër të masave kufizuese ekzistuese ky vendim parashikon përjashtime të përkohshme nga masat e ngrirjes së aseteve dhe ngrirjeve ekonomike. Për sigurimin e përbërësve kritikë për sektorin industrial. Marrja e këtij vendimi konfirmon përkushtimin tonë për promovimin e paqes dhe garanton vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në”, ka thënë Konjufca./Klankosova.tv

Lexo edhe

Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

Barcelona barazon një rekord 102-vjeçar me dhjetë fitore radhazi

Barcelona barazon një rekord 102-vjeçar me dhjetë fitore radhazi

Hoti: S`jam i bindur se Projektligji për Specialen sjell ndryshimet e nevojshme

Hoti: S`jam i bindur se Projektligji për Specialen sjell ndryshimet e nevojshme

Kosova konfirmon përkushtimin ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimit me BE-në | Momenti