Barcelona po kalon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit, duke regjistruar dhjetë fitore radhazi në të gjitha garat zyrtare.

Fitorja e fundit ishte ajo me rezultat 4-1 ndaj Galatasarayt në Stamboll, në kuadër të Ligës së Kampionëve, që i dha edhe më shumë peshë këtij suksesi historik.
Sipas të dhënave të publikuara nga eksperti i statistikave sportive, MisterChip, katalunasit nuk kishin arritur një seri të tillë fitoreje në fillim të sezonit që prej 102 vjetësh.
Kjo ecuri e jashtëzakonshme dëshmon formën e lartë të skuadrës dhe punën e bërë nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Ky rekord ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët e Barcelonës, të cilët shpresojnë se skuadra po rikthehet në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Nën drejtimin e trajnerit gjerman, katalunasit kanë treguar vazhdimësi në rezultate dhe një forcë të madhe në lojën kolektive.
Paraqitjet e mira të ekipit shoqërohen edhe me formën e shkëlqyer të yjeve të rinj, në mesin e të cilëve spikat Lamine Yamal, shkruan Telegrafi.
Talenti spanjoll po vazhdon të shkëlqejë në skenën evropiane, duke arritur shifra dyshifrore si në gola, ashtu edhe në asistime, në një kohë rekord.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Barcelona barazon një rekord 102-vjeçar me dhjetë fitore radhazi appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




