Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

Qeveria e Kosovës miratoi vendimet për të kërkuar nga presidentja autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Austrinë dhe të një marrëveshjeje të ngjashme me Turqinë.

Kryeministri Albin Kurti, duke folur për marrëveshjen me Turqinë, tha se qëllimi është mbrojtja e të drejtave të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dyja vendet, në mënyrë që lëvizja nga një shtet në tjetrin të mos ndikojë në sigurinë e tyre sociale.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, përmes koordinimit të skemave të sigurimeve dhe bashkimit të periudhave të sigurimit, vitet e punës dhe kontributet e paguara në të dyja shtetet do të mund të merren parasysh gjatë realizimit të të drejtave pensionale dhe sociale.

“Qytetarët që kanë kontribuuar në dy shtetet meritojnë që puna e tyre të njihet dhe të drejtat e fituara t’u ruhen pavarësisht se ku e ndërtojnë jetën”, deklaroi Kurti.

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, bëri të ditur se marrëveshjet do t’u mundësojnë qytetarëve të Kosovës që kanë jetuar ose punuar në Austri dhe Turqi të përfitojnë nga të drejtat pensionale në bazë të periudhave të sigurimit dhe kontributeve të tyre, sipas kushteve që do të përcaktohen me marrëveshjet përkatëse.

Hoti theksoi se marrëveshjet nuk parashohin kosto buxhetore dhe se synimi i institucioneve është që zbatimi i tyre të fillojë gjatë vitit 2027.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se ka kërkuar takime me homologët e tij në Slloveni dhe Kroaci, me qëllim të avancimit të bisedimeve për marrëveshje të ngjashme për sigurime sociale.

Duke folur për punëtorët kosovarë në Slloveni, Hoti u shpreh se pret që takimi të realizohet, ndërsa theksoi se në diskutime pritet të përfshihet edhe çështja e migrimit të rregullt të punëtorëve të kualifikuar.

Ai shtoi se nuk mund të komentojë deklaratat politike të kryeministrave, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për çështjet që lidhen me qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Marrëveshjet me Austrinë dhe Turqinë përbëjnë një hap drejt koordinimit të sistemeve të sigurimeve sociale dhe synojnë të sigurojnë që kontributet e qytetarëve të mos humbasin për shkak të punësimit ose jetesës në më shumë se një shtet.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

20 Aksidente me të lënuar si dhe 15 të arrestuar për 24 orë

20 Aksidente me të lënuar si dhe 15 të arrestuar për 24 orë

A është gati Termokosi për sezonin e ngrohjes? (VIDEO)

A është gati Termokosi për sezonin e ngrohjes? (VIDEO)

Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë | Momenti