Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale

Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale

Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale

Në takim ishte e pranishme edhe Rita Glavitza, udhëheqëse e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin zhvillimor, shkëmbimin e përvojave dhe shfrytëzimin e ekspertizës austriake në sektorët që mbulon ministria.

Sponsor 3M Express

“Pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Sh.T. Georg Schnetzer, i shoqëruar nga znj. Rita Glavitza, udhëheqëse e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (Austrian Development Agency – ADA) në Prishtinë, me ç’rast diskutuam për avancimin e bashkëpunimit zhvillimor, shkëmbimin e përvojave dhe shfrytëzimin e ekspertizës austriake në shërbim të sektorëve që mbulon Ministria”, ka shkruar Hoti.

Ai e falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, ndërsa e njoftoi për prioritetet dhe planet e ministrisë, si dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte edhe Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar.

“Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar, pritet të kalojë së shpejti procedurat e nevojshme dhe të nënshkruhet. Ajo do të mundësojë njohjen dhe bashkërendimin e periudhave të sigurimit dhe realizimin e të drejtave pensionale për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet”, ka shkruar Hoti.

 

 

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nesër ndërpritet përkohësisht furnizim
i me ujë në rrugën “Ramadan Rexhepi” dhe në Mirashë

Nesër ndërpritet përkohësisht furnizim i me ujë në rrugën “Ramadan Rexhepi” dhe në Mirashë

Asllani: Nuk mund të luajmë për barazim, duam fitoren ndaj Irlandës

Asllani: Nuk mund të luajmë për barazim, duam fitoren ndaj Irlandës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqijan dhe pesë të arrestuarit tjerë në aksionin kundër trafikimit të kokainës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqijan dhe pesë të arrestuarit tjerë në aksionin kundër trafikimit të kokainës