Një muaj paraburgim për Astrit Haraqijan dhe pesë të arrestuarit tjerë në aksionin kundër trafikimit të kokainës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija, dhe pesë personave të tjerë të arrestuar në aksionin kundër trafikimit të kokainës, mëson Sinjali.

Sponsor 3M Express

Përveç Haraqijës, paraburgim u është caktuar edhe Jeton Stanovcit, Gëzim Fekës, Arjanit Beqirit, Albana Xhemajli-Ramadani dhe Alban Malokut.

Gjashtë të dyshuarit dyshohen për veprën penale të shitblerjes së narkotikëve, ndërsa Haraqija dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje. Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Gazmend Bahtiri, pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Gjatë seancës, prokurori ka deklaruar se hetimet, të cilat kanë nisur në prill të vitit 2026, kanë zbuluar dyshime për veprimtarinë e një grupi të organizuar kriminal që dyshohet se merrej me furnizimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike.

Sipas Prokurorisë, grupi dyshohet se udhëhiqej nga Jeton Stanovci, i njohur me nofkën “Daja”. Furnizimi me narkotikë, sipas pretendimeve të prokurorit, bëhej përmes disa personave, përfshirë Mërgim Stanovcin, Astrit Haraqijën dhe Alban Malokun.

Prokuroria dyshon se droga ndahej në një banesë dhe më pas shpërndahej përmes personave të tjerë të përfshirë në hetime. Po ashtu, është pretenduar se furnizimet dhe barazimet financiare realizoheshin në baza javore, ndërsa pagesat përcilleshin përmes anëtarëve të grupit ose të dyshuarës Albana Xhemajli-Ramadani.

Të gjithë të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre e kanë kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, duke pretenduar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për këtë masë. Disa prej tyre kanë kërkuar masa më të buta alternative, duke premtuar se do t’u përgjigjen ftesave të organeve të drejtësisë dhe nuk do të pengojnë hetimet.

Astrit Haraqija ka deklaruar se gjithmonë u është përgjigjur ftesave të gjykatës dhe Policisë, ndërsa për armën e gjetur ka thënë se leja e saj kishte skaduar.

Megjithatë, Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe se masat e tjera alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar praninë e të dyshuarve gjatë procedurës penale.

Të gjashtë personat do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa hetimet për rastin pritet të vazhdojnë.

Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Ky është drejtori i ri i Policisë së rajonit të Prishtinës

Ekskluzive | Ky është drejtori i ri i Policisë së rajonit të Prishtinës

Një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit në rastin “Heshtja”, mes tyre edhe Astrit Haraqija

Një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit në rastin “Heshtja”, mes tyre edhe Astrit Haraqija

“I vonshëm, i pjesshëm dhe zhvendosje e vëmendjes”, kritikohet vendimi i Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

“I vonshëm, i pjesshëm dhe zhvendosje e vëmendjes”, kritikohet vendimi i Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë