Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se po rinovohet ndërtesa e shkollës për t’i dhënë funksion të ri, aq të nevojshëm për familjet dhe më të vegjlit tanë.
“Edukimi në fëmijërinë e hershme është bazë e zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve. Rezultatet e viteve të fundit në rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhe janë konstatuar edhe nga Raporti i fundit për vendin i Komisionit Evropian”, ka thënë ministri Çeku.

Burimi: RTKLive





