Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

Në orën 10:00, Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat që mbulon ky komision.

Në të njëjtën orë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të miratojë fushëveprimin e tij.

Sponsor 3M Express

Në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2026.

Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po në këtë orë, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Komisioni për Arsim dhe Shkencë, si dhe Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, do të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në ndarjet buxhetore për vitin 2026, në fushat përkatëse.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shtyhet për 27 tetor seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

Shtyhet për 27 tetor seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë