“Kjo nuk është modele”, Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit

“Kjo nuk është modele”, Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit
Gigi Hadid është përballur sërish me kritika në rrjetet sociale për mënyrën e saj të ecjes në pasarelë, këtë herë pas paraqitjes në Javën e Modës në Paris. Modelja 31-vjeçare mori pjesë në sfilatën e Miu Miu, ku u shfaq me një veshje sportive dhe elegante, të kombinuar me aksesorë në stilin e viteve ’90. […]

Gigi Hadid është përballur sërish me kritika në rrjetet sociale për mënyrën e saj të ecjes në pasarelë, këtë herë pas paraqitjes në Javën e Modës në Paris.

Modelja 31-vjeçare mori pjesë në sfilatën e Miu Miu, ku u shfaq me një veshje sportive dhe elegante, të kombinuar me aksesorë në stilin e viteve ’90.

Megjithatë, pas publikimit të videos së sfilatës nga “Vogue”, shumë përdorues kritikuan ecjen dhe qëndrimin e saj në pistë.

Disa e cilësuan paraqitjen si të dobët, e të tjerë vunë në pikëpyetje edhe suksesin e saj në industrinë e modës.

Kritikat ndaj Hadid vijnë vetëm pak javë pasi ajo ishte komentuar negativisht edhe për ecjen në sfilatën e Tommy Hilfiger gjatë Javës së Modës në New York.

Megjithatë, kritikat në rrjet nuk e kanë zbehur praninë e saj në industrinë e modës, ku Hadid vazhdon të jetë një prej emrave më të kërkuar dhe të pranishëm në sfilatat e markave prestigjioze.

Paraqitja e saj në Paris ka treguar edhe një herë se çdo hap i modeles në pasarelë mund të kthehet në temë diskutimi online. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë”

Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë”

Buzëqeshje dhe bisedë mes Kurtit e Osmanit në Presidencë (VIDEO)

Buzëqeshje dhe bisedë mes Kurtit e Osmanit në Presidencë (VIDEO)

Aksident trafiku në Shkup, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në Shkup, lëndohen dy persona

“Kjo nuk është modele”, Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit | Momenti