Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke biseduar me ish-presidenten Vjosa Osmani, brenda presidencës, ku po zhvillohet ceremonia inauguruese e kryetares së re të shtetit, Justina Shiroka-Pula.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, Kurti dhe Osmani shihen duke bashkëbiseduar pranë një tavoline, teksa në duar kanë edhe pije.
Të dy shfaqen në një moment të qetë gjatë ceremonisë, ndërsa në presidencë po zhvillohen aktivitetet me rastin e marrjes zyrtare të detyrës nga presidentja Shiroka-Pula, transmeton Klankosova.tv.




