Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë”

Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë”

Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë”

Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë laureatët e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2026, për punën e tyre që zgjidhi një mister të kahershëm në lidhje me molekulat asimetrike, të cilat ekzistojnë në forma si imazhe pasqyrë të njëra-tjetrës.

Sponsor 3M Express

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të mërkurën se francezi Kagan, 95 vjeç, dhe japonezi Soai, 76 vjeç, u nderuan “për zbulimin e efekteve jolineare dhe autokatalizës në sintezën organike asimetrike”.

Zbulimet e tyre treguan se si reaksionet kimike mund të orientohen drejt krijimit të njërës prej dy formave pasqyrë të një molekule. Kjo ka rëndësi të madhe për kimistët që zhvillojnë metoda për prodhimin e barnave, raportojnë “AlJazeera” dhe “Reuters”.

Shumë prej molekulave të rëndësishme për jetën ekzistojnë në dy forma që janë imazhe pasqyrë të njëra-tjetrës, njësoj si dora e majtë dhe ajo e djathtë. Megjithatë, organizmat e gjallë përdorin pothuajse gjithmonë vetëm njërën prej këtyre formave. Ky fenomen, i njohur si “homokiralitet”, i ka intriguar kimistët për më shumë se një shekull.

“Forma e majtë e një bari mund të ketë një efekt, ndërsa forma e djathtë një efekt tjetër. Prandaj, na duhen metoda për t’i prodhuar ato në mënyrë selektive”, tha Peter Somfai, anëtar i Komitetit Nobel për Kiminë.

Sipas tij, zbulimet e laureatëve të këtij viti kanë qenë të rëndësishme në zhvillimin e këtyre metodave, duke ofruar mjete të fuqishme për këtë qëllim.

Heiner Linke, kryetar i komitetit, tha se dy shkencëtarët kanë ofruar “një zgjidhje për një mister kimik më shumë se një shekullor: si mund të shfaqet spontanisht homokiraliteti”.

Ai i cilësoi reaksionet kimike të zhvilluara nga dy shkencëtarët si “spektakolare”.

Soai, i cili foli përmes telefonit gjatë konferencës për Çmimin Nobel, tregoi se lajmin e kishte marrë ndërsa ishte duke bërë pazar.

“Kjo është dita më emocionuese e jetës sime. Jam shumë i lumtur që po e ndaj këtë çmim me profesor Henri Kagan”, tha ai.

Çmimi Nobel në Kimi është i treti që shpallet gjatë Javës së Nobelit, pas çmimeve për Mjekësi dhe Fizikë.

Laureati i Nobelit për Letërsi do të shpallet të enjten, ndërsa Çmimi Nobel për Paqe pritet të shpallet të premten.

Çmimet Nobel, të përcaktuara në testamentin e shpikësit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, jepen që nga viti 1901 për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe, me disa ndërprerje, kryesisht gjatë dy luftërave botërore.

Nobel, i cili ishte kimist me profesion, krijoi një pasuri të madhe në shekullin XIX përmes shpikjeve të lidhura kryesisht me luftën, më së shumti me dinamitin. Çmimi Nobel në Ekonomi u shtua më vonë dhe financohet nga banka qendrore suedeze. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Milan kërkon Alex Scott, mesfushori i Bournemouth monitorohet nga afër

Milan kërkon Alex Scott, mesfushori i Bournemouth monitorohet nga afër

Zelensky dënon sulmet e fundit ruse, të paktën 22 të vrarë

Zelensky dënon sulmet e fundit ruse, të paktën 22 të vrarë

Sabri Fejzullahu uron presidenten e re: Të priftë e mbara, grua që di ta përfaqësojë vendin me dinjitet

Sabri Fejzullahu uron presidenten e re: Të priftë e mbara, grua që di ta përfaqësojë vendin me dinjitet

Kagan dhe Soai fitojnë Nobelin në Kimi për zbulimin e molekulave “pasqyrë” | Momenti