Kina vazhdon bojkotin ndaj Real Madridit, ambasadori shpjegon pse nuk janë rikthyer transmetimet

Kina vazhdon bojkotin ndaj Real Madridit, ambasadori shpjegon pse nuk janë rikthyer transmetimet

Kina vazhdon bojkotin ndaj Real Madridit, ambasadori shpjegon pse nuk janë rikthyer transmetimet

Pavarësisht kërkimfaljeve nga Real Madridi dhe ylli i tij, Kylian Mbappe, ndeshjet e klubit madrilen vazhdojnë të mos transmetohen në platformat kryesore televizive në Kinë.

Sponsor 3M Express

Për situatën ka folur ambasadori i Kinës në Spanjë, Yao Jing, i cili ka bërë të ditur se komunikimi me Real Madridin, La Ligën dhe institucionet e tjera spanjolle është duke vazhduar, por se çështja kërkon kohë për t’u zgjidhur.

“Ky incident i pafat ka lënduar ndjenjat e shumë njerëzve në Kinë, të cilëve u duhet kohë për ta përpunuar situatën aktuale”, deklaroi Yao Jing për agjencinë EFE.

Ai theksoi se nuk ka negociata formale, por komunikim të bazuar në mirëkuptim të ndërsjellë. Ndërkohë, një përfaqësues tjetër diplomatik kinez, Xie Tianyu, nënvizoi se kjo nuk është një çështje e lehtë për popullin kinez, sidomos duke pasur parasysh dashurinë dhe mbështetjen që Real Madridi ka gëzuar ndër vite në këtë vend.

Kontroversia nisi pas disa deklaratave të Mbappes gjatë një interviste, ku ai foli për një meme në të cilën fytyra e tij ishte vendosur mbi imazhin e ish-udhëheqësit kinez Mao Ce Dun, të cilin e përshkroi si diktator kinez. Kjo shkaktoi reagime të shumta në Kinë, duke sjellë edhe pasoja komerciale për futbollistin.

Pas reagimeve, Mbappe, Real Madridi dhe La Liga kërkuan falje publike, por kjo nuk ka mjaftuar për rikthimin e transmetimeve. Televizioni shtetëror CCTV pezulloi transmetimin e ndeshjeve të La Ligës, ndërsa platforma Migu nuk i ka shfaqur takimet e Real Madridit.

Për momentin nuk ka një datë se kur ndeshjet e gjigantit spanjoll do të rikthehen në ekranet kineze. Bisedimet dhe komunikimi mes palëve vazhdojnë, por Kina kërkon kohë për ta tejkaluar këtë situatë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

LEX | Shënimi që e kthen Faik Graincën në rigjykim – Apeli kërkon të zbardhet pse nuk u rrënua mbindërtimi pa leje

LEX | Shënimi që e kthen Faik Graincën në rigjykim – Apeli kërkon të zbardhet pse nuk u rrënua mbindërtimi pa leje

Marrëveshja për burgjet me qira në Gjilan, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova për 6 muaj do të punojnë në Danimarkë

Marrëveshja për burgjet me qira në Gjilan, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova për 6 muaj do të punojnë në Danimarkë

Shiroka Pula pranon letër urimi nga homologu malazez

Shiroka Pula pranon letër urimi nga homologu malazez