Kimi Antonelli bëhet kampioni më i ri në histori të Formula 1, thyen disa rekorde

Kimi Antonelli bëhet kampioni më i ri në histori të Formula 1, thyen disa rekorde

Kimi Antonelli bëhet kampioni më i ri në histori të Formula 1, thyen disa rekorde

Italiani Kimi Antonelli, ka hyrë në histori të Formula 1, duke u bërë kampioni më i ri i botës në këtë sport.

Antonelli e siguroi titullin e tij të parë në vetëm sezonin e dytë në Formula 1, ndërsa gjatë kampanjës së vitit 2026 arriti të thyejë edhe disa rekorde të tjera.

Sponsor 3M Express

Antonelli u bë piloti më i ri në histori që siguroi një pozitë pole në një garë të dielën. Ai e arriti këtë në Çmimin e Madh të Kinës, në moshën 19-vjeçare, gjashtë muaj e 18 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Sebastian Vettel.

Në të njëjtën garë, italiani u bë edhe piloti më i ri që fitoi një garë të Formula 1 pasi ishte nisur nga pozita e parë. Kjo ishte fitorja e tij e parë në një garë të së dielës.

Dy javë më vonë, në Çmimin e Madh të Japonisë, Antonelli regjistroi fitoren e dytë radhazi dhe u ngjit në krye të renditjes së pilotëve. Me këtë, në moshën 19-vjeçare, shtatë muaj e katër ditë, ai u bë piloti më i ri që ka kryesuar ndonjëherë kampionatin botëror, duke thyer rekordin e Lewis Hamiltonit.

Përveç rekordeve personale, Antonelli i dha fund edhe pritjes 73-vjeçare të Italisë për një kampion të ri të botës në Formula 1.

Ai është piloti i tretë italian që fiton titullin e kampionit të botës. Para tij, këtë sukses e kishin arritur Giuseppe “Nino” Farina, kampioni i parë i Formula 1 në vitin 1950, dhe Alberto Ascari, i cili fitoi dy tituj radhazi më 1952 dhe 1953.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave