KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares në Viti, kërkon hetim të menjëhershëm

KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares në Viti, kërkon hetim të menjëhershëm

KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares në Viti, kërkon hetim të menjëhershëm

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu.

Sipas njoftimit të KGJK-së, sulmi ka ndodhur pasditen e 4 nëntorit , në fshatin Sadovinë e Jerlive, në Komunën e Vitisë, njofton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

KGJK ka vlerësuar se sulmet ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, duke theksuar se akte të tilla përbëjnë sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Këshilli ka shprehur mbështetjen për gjyqtarët në ushtrimin e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik.

Njëkohësisht, KGJK u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit, si dhe të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Flakët përfshijnë dy kate të një ndërtese në Brooklyn, gjashtë të vdekur dhe disa të lënduar

Flakët përfshijnë dy kate të një ndërtese në Brooklyn, gjashtë të vdekur dhe disa të lënduar

Vetëm dy herë ia ndërroi vajin për 112 mijë kilometra, shikoni se çfarë ndodhi me motorin e veturës

Vetëm dy herë ia ndërroi vajin për 112 mijë kilometra, shikoni se çfarë ndodhi me motorin e veturës

Kapiteni i Zurichut merr ftesën e parë nga Kosova

Kapiteni i Zurichut merr ftesën e parë nga Kosova

KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares në Viti, kërkon hetim të menjëhershëm | Momenti