Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Në këtë fazë të garës priten përballje interesante dhe rivalitet i madh, pasi skuadrat synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut të çmuar të Kupës së Kosovës, njofton FBK.

Bashkimi do të përballet me Vëllaznimin, ndërsa Golden Eagle Ylli do të ketë për kundërshtar Borën.

Sponsor 3M Express

Një nga përballjet më interesante të çerekfinaleve pritet të jetë ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dy skuadrave me traditë në basketbollin kosovar.

Ndërkohë, Rahoveci 029 do të përballet me Pejën, në një tjetër duel që premton rivalitet dhe emocione.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 13 dhe 14 janar 2027, kurse ndeshjet e kthimit më 20 dhe 21 janar 2027.

Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i ndeshjes Bashkimi-Vëllaznimi dhe fituesi i ndeshjes Rahoveci 029-Peja, derisa në gjysmëfinalen tjetër përballen fituesit e ndeshjeve Golden Eagle Ylli-Bora dhe Sigal Prishtina-Trepça.

Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale zhvillohen me nga dy ndeshje, vendas dhe mysafir, derisa finalja me një ndeshje të vetme.

Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës:

Bashkimi – Vëllaznimi

Golden Eagle Ylli – Bora

Sigal Prishtina – Trepça

Rahoveci 029 – Peja

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, publikoi pa leje një serial televiziv në Facebook

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, publikoi pa leje një serial televiziv në Facebook

Konjufca takon Cassis: Zvicra ka qenë gjithmonë partnere e palëkundur e Kosovës

Konjufca takon Cassis: Zvicra ka qenë gjithmonë partnere e palëkundur e Kosovës

Veteranët dhe familjarët e dëshmorëve në Prizren përfitojnë transport urban falas

Veteranët dhe familjarët e dëshmorëve në Prizren përfitojnë transport urban falas

Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës | Momenti