Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”

Sipas njoftimit të Prokurorisë, tre të pandehurit, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës, dyshohen për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas dyshimeve, të pandehurit kishin ndarë paraprakisht rolet për transportimin e narkotikëve. Njëri prej tyre dyshohet se drejtonte automjetin “Audi A6”, në të cilin transportohej substanca narkotike, ndërsa të tjerët udhëtonin me automjete të tjera për të përcjellë dhe vëzhguar rrugën.

Sponsor 3M Express

Prokuroria bën të ditur se gjatë tentimit të ndalimit nga policia, drejtuesi i “Audi A6” nuk iu bind urdhrave policorë dhe vazhdoi ikjen me shpejtësi të madhe, duke shkaktuar aksident trafiku ku u lënduan dy persona.

Automjeti humbi kontrollin në afërsi të lokalit “Milenium”, ku pas ndërhyrjes policore u ndalua dhe u arrestua i dyshuari. Në automjet u gjet edhe substanca e dyshuar narkotike.

Ndaj drejtuesit të automjetit rëndon edhe dyshimi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pascal Gross zbulon alergjinë e pazakontë që e mundon në çdo ndeshje

Pochettino ende pa efekt, United mposhtet thellë nga Brentford

Pochettino ende pa efekt, United mposhtet thellë nga Brentford