Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përcjellë një mesazh urimi për festën e 28 Nëntorit.

Sponsor 3M Express

Përmes emisionit Info Magazine në Klan Kosova, Sinani tha se kjo festë, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë.

“114 vjet pas shpalljes së pavarësisë, flamuri shqiptar vazhdon të simbolizojë lirinë, identitetin dhe lidhjen tonë të përhershme me njëri-tjetrin, pavarësisht kufijve shtetërorë. Për ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo ditë ka një domethënie edhe më të veçantë, sepse përtej krenarisë për historinë, ajo neve po na rikujton edhe përgjegjësinë që kemi për ta ruajtur gjuhën, kulturën, përfaqësimin dhe për të kërkuar të drejtat që na takojnë. S’po kërkojmë privilegje, por barazi, respekt dhe mundësi të barabarta”, tha Sinani në këtë mesazh.

Kryetarja e Preshevës tha po ashtu se atdhedashuria dëshmohet jo vetëm përmes simbolikës, por edhe përmes punës, përkushtimit ndaj qytetarëve, investimit në arsim, në institucione dhe të ardhmen e të rinjve.

“Në këtë ditë feste, urimet shkojnë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, me dëshirën që ta shoqërojë uniteti, përkushtimi dhe besimi në të ardhmen. Rroftë Presheva, rroftë kombi shqiptar”, përfundoi kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Lexo edhe

U kapën me 136 kilogramë marihuanë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve

U kapën me 136 kilogramë marihuanë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve

“Lindi një burrë që kurrë nuk vdes”, Gold AG kujton Adem Jasharin në 28 Nëntor

“Lindi një burrë që kurrë nuk vdes”, Gold AG kujton Adem Jasharin në 28 Nëntor

Kush është 26-vjeçarja që u arrestua në aksionin “Kufiri 2” dhe cili ishte roli i saj në transportin e drogës?

Kush është 26-vjeçarja që u arrestua në aksionin “Kufiri 2” dhe cili ishte roli i saj në transportin e drogës?

Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë | Momenti