Kërkohet angazhim më i madh diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Kërkohet angazhim më i madh diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Kërkohet angazhim më i madh diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kërkuan angazhim më të madh përmes diplomacisë parlamentare në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe mbrojtjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, tha se çështja e ish-krerëve të UÇK-së duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të komisionit, ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, theksoi nevojën për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, vuri në pah rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për një qasje më të koordinuar institucionale ndaj kësaj çështjeje ka kërkuar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Në një postim në Facebook, ajo bëri të ditur se gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku u miratuan plani i punës dhe fushëveprimi i komisionit, ngriti nevojën për hartimin e një strategjie institucionale për çështjen e Hagës.

Sipas saj, një strategji e tillë është e domosdoshme për të siguruar koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional.

Musliu-Shoshi theksoi gjithashtu se anëtarësimi në Këshillin e Evropës, integrimi evropian dhe marrëdhëniet me aleatët strategjikë duhet të mbeten ndër prioritetet kryesore.

E kryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu, ka bërë të ditur se plani i punës mund të rishqyrtohet në vijim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara