Sa herë e keni gjykuar dikë pa e njohur?

Lidhur me këtë temë, artistja Jehona Shaqiri në emisionin “Sol” tha se po të kishte mundësi, komentuesit në rrjetet sociale që shpërndajnë negativitet do t’i gjobiste, transmeton Klankosova.tv.
“Unë me pasë mundësi këto rrjetet sociale ua kisha bë një limit, ku duhet me u gjobitë. Unë pajtohem që ka të drejtë secili me u shpreh, por unë kisha thënë që krejt frustrimet po iu dalin nëpërmjet…”, u shpreh ajo.
Pos tjerash, Shaqiri thekson se shqiptarët, sipas saj, janë të vetmit në Ballkan që nxjerrin vetëm anë negative nëpërmjet shkrimit dhe komenteve.
“Mendoj që të vetmit jemi në Ballkan që vetëm anët negative i nxjerrim nëpërmejt shkrimit dhe komenteve”, tha ajo.




