Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka nisur procesi i startimit të njësisë A5 të Termocentralit Kosova A.

Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë kësaj faze mund të vërehet tym më i theksuar, i cili është pjesë e procesit teknologjik të startimit të njësisë, transmeton Klankosova.tv.
Ky fenomen, sipas korporatës, mund të vazhdojë deri në arritjen e parametrave të nevojshëm dhe stabilizimin e njësisë.
KEK-u ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij procesi, me theks të veçantë te banorët e Komunës së Obiliqit.




