Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

Katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se po zhvillonin gjueti të kundërligjshme.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonin të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie dhe një fazan i vrarë.

“Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Rasti është iniciuar për gjueti të kundërligjshme dhe mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lexo edhe

Policia ndal Golf-in në Shtime – shoferit i gjendet sprej OC, përfundon si i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia ndal Golf-in në Shtime – shoferit i gjendet sprej OC, përfundon si i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Hajnat gjejnë çelësin e fshehur në vazo dhe hyjnë në shtëpi në Vushtrri – zhduket pushka e gjuetisë nga poshtë shtratit

Hajnat gjejnë çelësin e fshehur në vazo dhe hyjnë në shtëpi në Vushtrri – zhduket pushka e gjuetisë nga poshtë shtratit

Haxhiu për protestat në Tiranë: Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen

Haxhiu për protestat në Tiranë: Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen