Kasami pret Kurtin në Tetovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe projektet e përbashkëta

Kasami pret Kurtin në Tetovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe projektet e përbashkëta

Kasami pret Kurtin në Tetovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka cilësuar si mik të Tetovës dhe mik të madh të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sponsor 3M Express

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe Izet Mexhiti, është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin rajonal, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami ka bërë të ditur se një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në projektet infrastrukturore që lidhin të dyja shtetet.

“Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Albin Kurti. Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Kasami.

Ai ka theksuar se nëntori i gjen së bashku, të përqendruar në punë dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Kasami./Klankosova.tv

Lexo edhe

Konferenca e OKB-së për klimën përfundon pa marrëveshje

Konferenca e OKB-së për klimën përfundon pa marrëveshje

“Alkooli dhe lufta po e tkurrin popullsinë ruse”

“Alkooli dhe lufta po e tkurrin popullsinë ruse”

Reshje shiu e bore gjatë javës së ardhshme në Kosovë, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

Reshje shiu e bore gjatë javës së ardhshme në Kosovë, temperaturat deri në -8 gradë Celsius