Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell. Në viset me lartësi më të mëdha parashihen edhe reshje bore, ndërsa në mëngjeset e së martës dhe të mërkurës priten ngrica dhe mjegull.

Sipas parashikimit të motit, të hënën, më 23 nëntor, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Në zonat me lartësi më të mëdha priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 11 metra në sekondë.
Të martën, më 24 nëntor, moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në orët e mëngjesit parashihen ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale do të zbresin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 3 deri në 6 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë, transmeton Klankosova.tv.
Edhe të mërkurën, më 25 nëntor, pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Në mëngjes do të ketë ngrica. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -8 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 6 gradë. Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi 1 deri në 4 metra në sekondë.
Të enjten, më 26 nëntor, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga të herëpashershme shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.
Ndërkaq, të premten, më 27 nëntor, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.
Gjatë kësaj jave, temperaturat më të ulëta pritet të regjistrohen të mërkurën në mëngjes, kur ato mund të zbresin deri në -8 gradë Celsius./Klankosova.tv





