“Askush nuk beson më në shifrat e buxhetit”, Hoti kritikon Qeverinë Kurti për mosrealizimin e projekteve kapitale

“Askush nuk beson më në shifrat e buxhetit”, Hoti kritikon Qeverinë Kurti për mosrealizimin e projekteve kapitale

“Askush nuk beson më në shifrat e buxhetit”, Hoti kritikon Qeverinë Kurti për mosrealizimin e projekteve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me realizimin e investimeve kapitale, duke thënë se gjatë gjashtë viteve të fundit asnjë nga projektet e mëdha të trashëguara nga qeveritë paraprake nuk është përfunduar.

Sponsor 3M Express

Duke reaguar për buxhetin e vitit 2027, Hoti ka shkruar në një postim në Facebook se shifrat e larta të planifikuara për investime kapitale po përdoren vetëm për krekosje në kohën kur buxheti miratohet në Kuvend.

Sipas tij, kur vjen koha për të raportuar për realizimin e buxhetit, asnjë anëtar i Qeverisë nuk del para deputetëve dhe qytetarëve për t’u përgjigjur për dështimet në realizimin e projekteve.

“Në gjashtë vitet e fundit, realizimi i investimeve kapitale ka qenë tejet i ultë. Asnjë nga projektet e mëdha kapitale të trashëguara nga qeveritë paraprake dhe të nisura para vitit 2021 nuk është realizuar, përfshirë këtu autostradën e Gjilanit, rrugën për Pejë, rrugën për Mitrovicë, rrugën për Podujevë, rrugën Dollc-Gjakovë, rrugën Prizren-Gjakovë etj”, ka shkruar ai.

Hoti ka përmendur edhe projektet që, sipas tij, janë premtuar nga qeveria aktuale, por që nuk janë realizuar. Në mesin e tyre ka renditur rrugën dhe tunelin Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës, aeroportin e Gjakovës, çerdhet për fëmijë, banesat sociale dhe digat për akumulime.

Ai ka thënë se për këtë arsye askush nuk beson më në shifrat e larta të investimeve kapitale të parapara në buxhetin e vitit 2027.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar edhe mënyrën e zhvillimit të procedurave të prokurimit, duke theksuar se realizimi i investimeve kapitale ka mbetur i ulët, ndonëse në shumë raste procedurat janë kryer përmes negocimit, përfshirë qindra e mijëra tenderë njëburimorë apo me negocim.

Sipas Hotit, pasojat ekonomike dhe sociale të mosrealizimit të projekteve kapitale po i bartin të gjithë qytetarët. Ai ka përmendur kolonat e gjata në rrugët që kanë mbetur në ndërtim e sipër për gjashtë vjet, të cilat, sipas tij, u kushtojnë qytetarëve kohë dhe shpenzime.

Po ashtu, Hoti ka vlerësuar se mosrealizimi i investimeve kapitale e ka lënë ekonominë e Kosovës pa qindra miliona euro në qarkullim, mjete që do të krijonin efekte zinxhirore pozitive në ekonomi.

Postimi i plotë:

Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale. Shifrat e larta të buxhetit po përdoren vetëm për krekosje me rastin e miratimit të buxhetit në Kuvend. Kur po vjen koha për të raportuar në Kuvend për realizimin e buxhetit, asnjë anëtar i qeverisë nuk del para deputetëve dhe qytetarëve të përgjigjet për dështimet në realizimin e projekteve.

Në gjashtë vitet e fundit, realizimi i investimeve kapitale ka qenë tejet i ultë. Asnjë nga projektet e mëdha kapitale të trashëguara nga qeveritë paraprake dhe të nisura para vitit 2021 nuk është realizuar, përfshirë këtu autostradën e Gjilanit, rrugën për Pejë, rrugën për Mitrovicë, rrugën për Podujevë, rrugën Dollc-Gjakovë, rrugën Prizren-Gjakovë etj.

As projektet e premtuar nga kjo qeveri nuk janë realizuar, përfshirë këtu: rrugën dhe tunelin Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës, aeroportin e Gjakovës, çerdhet për fëmijë, banesat sociale, digat për akumulime dhe projekte të tjera.

Kështu që, askush nuk beson më në shifrat e larta të investimeve kapitale të parapara në buxhetin e vitit 2027.

Realizimi i buxhetit për investime kapitale ka mbetur i ulët edhe pse procedurat e prokurimit janë kryer në shumë raste përmes negocimit, siç dëshmohet me qindra e mijëra tenderë njëburimorë apo me negocim.

Pasojat ekonomike dhe sociale nga mos-realizimi i projekteve kapitale po i bartim të gjithë. Kolonat e gjata nëpër rrugë në ndërtim e sipër tash e gjashtë vite po i kushtojnë secilit kohë dhe shpenzime. Mos-realizimi i investimeve kapitale e kanë lënë ekonominë e Kosovës pa qindra miliona euro në qarkullim, mjete që do të krijonin efekte zinxhirore pozitive në ekonomi.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Berisha para sfidës me Finlandën: Fati është në duart tona

Berisha para sfidës me Finlandën: Fati është në duart tona

Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci

Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci

Trump pret takim me Xi dhe Putinin në samitin e APEC-ut në Kinë

Trump pret takim me Xi dhe Putinin në samitin e APEC-ut në Kinë