Jesus e krahason Yamalin me Neymarin: Është gjeni

Jesus e krahason Yamalin me Neymarin: Është gjeni

Jesus e krahason Yamalin me Neymarin: Është gjeni

Sulmuesi brazilian, i cili këtë verë u largua nga Arsenali për të nisur një aventurë të re në La Liga, është befasuar veçanërisht nga cilësitë dhe personaliteti i 19-vjeçarit spanjoll.

Jesus, i cili pritet të jetë një alternativë e rëndësishme në sulmin e Hansi Flickut, së bashku me Lamine Yamal, Raphinha, Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi, ka bërë edhe një krahasim interesant mes yllit të Barcelonës dhe bashkëkombësit të tij, Neymar.

Sponsor 3M Express

“Neymar është futbollisti më virtuoz me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai mund të bënte gjithçka me të dyja këmbët. Për mua, ai është i paarritshëm dhe askush nuk krahasohet me të”, deklaroi Jesus.

Megjithatë, braziliani pranon se Yamal ka disa prej karakteristikave që e kanë bërë Neymarin një futbollist të veçantë.

“Është e vërtetë që Lamine Yamal ka disa nga cilësitë e tij, si driblimi dhe personaliteti. Ai është ende shumë i ri, por bën gjëra si një lojtar me shumë përvojë, sikur të ishte 30 vjeç”, shtoi ai.

Jesus e ka cilësuar Yamalin një talent të jashtëzakonshëm, duke theksuar se spanjolli vazhdon të përmirësohet nga sezoni në sezon.

“Është një gjeni që përmirësohet çdo vit dhe bëhet gjithnjë e më i jashtëzakonshëm”, u shpreh sulmuesi brazilian.

Në lidhje me garën për “Topin e Artë”, Jesus preferon të mos japë një verdikt të prerë, pasi sipas tij nuk është e qartë nëse çmimi vlerëson më shumë talentin individual, paraqitjet apo trofetë.

Megjithatë, ai nuk ka dyshime për futbollistin që ka shijuar më shumë ta shohë në fushë.

“Nuk më pëlqen të flas për ‘Topin e Artë’, sepse nuk e di nëse vlerësojnë talentin e lojtarit, paraqitjet apo titujt. Por Lamine Yamal është lojtari që kam shijuar më shumë duke e parë prej vitesh”, tha Jesus.

“Gjatë këtij viti ai ka fituar pothuajse gjithçka. Prandaj, për mua, ai është favoriti”, përfundoi braziliani.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Jesus e krahason Yamalin me Neymarin: Është gjeni | Momenti