Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën

Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën

Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz, me fillim nga ora 09:00, në shënim të 28 Nëntorit.

Sponsor 3M Express

Pas homazheve ka folur kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

Ai tha se fillimisht homazhet i nisën te dëshmorët e kombit, të cilët i cilësoi si më meritorët për lirinë e vendit, njofton Klankosova.tv.

Jashari theksoi se të gjithë dëshmorët kishin një qëllim të përbashkët, lirinë e Kosovës.

Ai u shpreh se festat e nëntorit nuk po shënohen siç duhet, për shkak se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Nga Prekazi, Jashari u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të thërrasin sa më shpejt një seancë dhe të votojnë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Dua t’u bëj thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që të thërrasin një seancë sa më shpejt dhe vetëm një nen të votohet për t’u shfuqizuar Gjykata Speciale, ajo gjykatë politike, e cila mori një vendim politik, dënoi rëndë krerët dhe goditi, siç kemi thënë, vetë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Jashari, njofton Klankosova.tv.

Lexo edhe

“NEWBORN” vishet kuqezi për 28 Nëntorin, monumentit të Pavarësisë së Kosovës i shtohet edhe emblema e UÇK

“NEWBORN” vishet kuqezi për 28 Nëntorin, monumentit të Pavarësisë së Kosovës i shtohet edhe emblema e UÇK

Rama kundërshton ndalimin e muralit për Nënë Terezën në Prishtinë

Rama kundërshton ndalimin e muralit për Nënë Terezën në Prishtinë

Albin Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli

Albin Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli