Ekskluzive | Dy vajza 14 dhe 15 vjeçe, viktima të trafikimit seksual në Prishtinë – këta janë tre të arrestuarit, mes tyre një grua dhe dy burra rreth të 70-tave

Një rast i rëndë i dyshuar i trafikimit me njerëz dhe shfrytëzimit seksual të dy vajzave të mitura është zbuluar në Prishtinë. Pas disa muajsh hetime, Policia ka arrestuar një grua dhe dy burra, ndërsa viktimat, të moshës 14 dhe 15 vjeçe, janë vendosur nën mbrojtjen e institucioneve, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se tre personat e arrestuar janë Emine Babatinca, rreth 44 vjeçe, Milazim Curri, rreth 67 vjeç dhe Ramadan Selman, rreth 70 vjeç.

Babatinca dyshohet për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, ndërsa Curri dhe Selman po hetohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Hetimet për këtë rast lidhen me ngjarjen e datës 16 qershor të këtij viti në Prishtinë dhe janë zhvilluar për disa muaj në koordinim me Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Puna operative dhe hetimore ka kulmuar të premten, më 27 nëntor, me arrestimin e të tre personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të tre të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Në koordinim me Prokurorinë, mbrojtësin e viktimave dhe Qendrën për Punë Sociale, dy vajzat e mitura janë dërguar në strehimore të sigurt.

Nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale janë marrë edhe dy fëmijë të tjerë, të cilët nuk rezultojnë të përfshirë në rastin penal dhe janë vendosur në një strehimore tjetër.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E rëndë | “Ja merrni ju, ja unë e vras” – nëna kërcënon vajzën në prani të policëve në Prishtinë, në ndalim përfundon 32-vjeçarja

E rëndë | “Ja merrni ju, ja unë e vras” – nëna kërcënon vajzën në prani të policëve në Prishtinë, në ndalim përfundon 32-vjeçarja

Ekskluzive | “Ti do ma paguash këtë borxh, se përndryshe maju mirë” – kanoset gjyqtari brenda zyrës së tij në Vushtrri

Ekskluzive | “Ti do ma paguash këtë borxh, se përndryshe maju mirë” – kanoset gjyqtari brenda zyrës së tij në Vushtrri

As urdhri mbrojtës nuk e ndali, gruaja denoncon kërcënimet e bashkëshortit në WhatsApp – 30-vjeçari në kërkim policor

As urdhri mbrojtës nuk e ndali, gruaja denoncon kërcënimet e bashkëshortit në WhatsApp – 30-vjeçari në kërkim policor