Islami: Kurti kthehet në temë të fushatës në Serbi, Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të

Islami: Kurti kthehet në temë të fushatës në Serbi, Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të

Islami: Kurti kthehet në temë të fushatës në Serbi, Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në një nga temat kryesore të fushatës politike në Serbi.

Në një reagim në Facebook, Islami shkruan se opozita serbe po i kujton presidentit Aleksandar Vuçiq humbjen e kontrollit mbi veriun e Kosovës, luftimin e grupeve kriminale dhe rastet që, sipas tij, dëshmojnë lidhjet ndërmjet pushtetit serb dhe Milan Radoiçiqit.

Sponsor 3M Express

Sipas Islamit, Vuçiq, në anën tjetër, po i akuzon opozitën dhe studentët për bashkëpunim me Kurtin dhe për mbështetje nga Kosova.

Ai vlerëson se Kosova po shërben si pikë reference në rajon për qeverisjen, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa në Serbi emri i saj po përdoret në diskurs nacionalist.

Islami përmend edhe sulmin terrorist të Banjskës, sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit dhe pretendimet për keqpërdorimin e institucioneve të sigurisë dhe fondeve të ndara nga Serbia në emër të Kosovës.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Alarm në shkollat e Polonisë pas tre sulmeve me thikë, vendosen 20 mijë forca policore në institucionet arsimore

Alarm në shkollat e Polonisë pas tre sulmeve me thikë, vendosen 20 mijë forca policore në institucionet arsimore

Presidentja Shiroka-Pula pret sot dy senatorë amerikanë

Presidentja Shiroka-Pula pret sot dy senatorë amerikanë

Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës