Haxhiu njofton për seancën e së entjes

Haxhiu njofton për seancën e së entjes

Haxhiu njofton për seancën e së entjes

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten, më 15 tetor, duke filluar nga ora 10:00.

Përmes një postimi, Haxhiu ka njoftuar se seanca do të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, për të vazhduar më pas me çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve.

Sponsor 3M Express

Në rendin e ditës përfshihet shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Po ashtu, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe për formimin e komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Haxhiu ka theksuar se përgjegjësia e kuvendit është ushtrimi i mandatit me seriozitet, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Aksident në Lakrishtë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Lakrishtë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aktakuzë ndaj ish-komandantit policor serb për krime lufte në Zveçan

Aktakuzë ndaj ish-komandantit policor serb për krime lufte në Zveçan

Ditë historike në MotoGP: Aprilia i merr katër vendet e para dhe e rikthen Martin në krye

Ditë historike në MotoGP: Aprilia i merr katër vendet e para dhe e rikthen Martin në krye