Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një dërgese në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, parregullsitë janë vërejtur gjatë procedurave të zhdoganimit, pasi dërgesa ishte përzgjedhur për kontroll fizik bazuar në analizën e riskut.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe kontrollit të mallrave, zyrtarët kanë konstatuar dallime mes sasisë së deklaruar dhe asaj që gjendej në dërgesë.
Vlera e mallrave të padeklaruara vlerësohet të jetë rreth 10 mijë e 300 euro.
Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e parregullsive doganore dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, kapin vlerën mbi 10 mijë eurove appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




