“Isha i dehur, fola pa vetëdije”, i akuzuari për kanosjen e Kurtit pranon fajësinë, por gjykata ia refuzon

I akuzuari për kanosjen e kryeministrit Albin Kurti, Ismet Mekani, ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por Gjykata e ka refuzuar pranimin e tij.

Sponsor 3M Express

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, Mekani ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

I akuzuari, i cili tha se është ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe se jeton në Itali, u shpreh se veprën e kishte kryer në gjendje të dehur.

Ai deklaroi se ishte provokuar nga simpatizantë apo persona që, sipas tij, ishin gëzuar për burgosjen e krerëve të UÇK-së.

“Unë në atë moment jam provokuar nga si simpatizantët ose nga personat të cilët ishin të lumtur kur u burgosën krerët e UÇK-së. Unë si ushtar i UÇK-së, kur e përmendin aty UÇK-në, e di UÇK-në me përjetime të luftës, me të vërtetë, nuk e kam UÇK veç në uniformë… Edhe në ato momente unë edhe jam kanë nën ndikim të alkoolit, kam humb vetëdijen, çka kam thënë, kam thënë pa vetëdije në ndikim të alkoolit. S’kam pasur ndonjë plan, se unë jetoj në Itali duke punuar atje”, deklaroi Mekani.

Mbrojtësi i tij, avokati Argjend Sefa, tha se pranimi i fajësisë ishte bërë në mënyrë të vullnetshme dhe në përputhje me ligjin.

Për këtë arsye, ai kërkoi që Gjykata ta marrë parasysh pranimin e fajësisë jo vetëm në aspektin procedural, por edhe gjatë vlerësimit të rrethanave dhe individualizimit të dënimit.

Edhe prokurori Halimi deklaroi se e pranon pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Megjithatë, gjyqtarja e rastit, Donikë Shala-Abdyli, mori aktvendim për refuzimin e pranimit të fajësisë nga Mekani.

Arsyetimi i Gjykatës ishte se pranimi i fajësisë nuk gjen mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës, raporton Betimi për Drejtësi.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

Shasivari për rastin në Ohër: Policia, Prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione dhe pa privilegje

Shasivari për rastin në Ohër: Policia, Prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione dhe pa privilegje