Bashkimi Evropian për Sinjalin: Kënga nuk pasqyron qëndrimin tonë ndaj Kosovës, na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Komisioni Evropian ka reaguar për Gazetën Sinjali lidhur me interpretimin e këngës serbe “Oj, Kosovo, Kosovo” në një koncert të mbajtur gjatë Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, të cilën mund ta atribuojmë te një zëdhënës i Komisionit Evropian, thuhet se kënga ishte zgjedhur nga grupi muzikor dhe se përzgjedhja e saj nuk ishte miratuar nga Komisioni.

“Siç tha edhe Komisionerja Kos këtë mëngjes, kënga në fjalë u përzgjodh nga grupi muzikor dhe nuk ishte miratuar nga Komisioni. Na vjen keq për këtë zgjedhje të grupit”, thuhet në përgjigjen për Sinjalin.

Zëdhënësi thekson se kënga prek ndjeshmëri të veçanta, veçanërisht për shkak të historisë së dhimbshme dhe përvojave të ndryshme të komuniteteve në Kosovë.

“Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian apo të Komisioneres Kos ndaj Kosovës dhe historisë së saj”, thuhet më tej në përgjigje.

Komisioni Evropian ka theksuar se, ndonëse e kaluara e përbashkët nuk mund të ndryshohet, e ardhmja mund të ndërtohet mbi bashkëjetesën dhe integrimin evropian.

“Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën tonë të përbashkët, por mund ta zgjedhim të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe kjo e ardhme duhet të jetë evropiane – një e ardhme pa ndarje, ku të gjithë ndihen si në shtëpi”, thuhet në reagim.

Në përgjigjen për Sinjalin, zëdhënësi shton se dallimet nuk duhet të jenë arsye për ndarje dhe se Komisioni Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

Shasivari për rastin në Ohër: Policia, Prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione dhe pa privilegje

Shasivari për rastin në Ohër: Policia, Prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione dhe pa privilegje